Shoferi i Ajnshtajnit (humor gjerman)

Albert Ajnshtajn

(Humor gjerman)

Thuhet se në vitet 1920, kur Albert Ajnshtajnit filloi të njihej për teorinë e tij të relativitetit, kërkohej shpesh nga universitetet për të dhënë leksione.

Meqenëse nuk i pëlqente të ngiste makinën, udhëtonte përherë me një shofer, me të cilin u miqësua shumë.

Pas disa kohësh udhëtimi së bashku, një ditë Ajnshtajni i ankohet shoferit se sa e mërzitshme ishte të përsëriste të njëjtën gjë pa pushim.

– Nëse dëshironi, – i thotë shoferi, – mund t’ju zëvendësoj unë kësaj here. E kam dëgjuar ligjëratën tuaj aq shumë herë sa mund ta recitoj fjalë për fjalë.

Ajnshtajni e besoi dhe, para se të arrinin te universiteti ku do ligjëronte, ata shkëmbyen rrobat dhe Ajnshtajni shkoi në timon. Arritën aty ku do të mbahej konferenca. Asnjë nga të pranishmit nuk e njihte Ajnshtajnin, kështu që nuk kuptuan gjë dhe mashtrimi nuk u zbulua.

Shoferi mbajti leksionin që ai e kishte dëgjuar nga Ajnshtajni shumë herë dhe të gjithë, pasi e dëgjuan me vëmendje mbetën të kënaqur.

Në fund, një profesor në audiencë i bëri një pyetje. Shoferi nuk kishte idenë se cila mund të ishte përgjigjja. Por zgjuarsia e çastit e nxori nga situata e vështirë dhe i thotë profesorit:

– Pyetja që po më bëni ju, zotëri, është aq e thjeshtë sa që përgjigjen do t’jua jap shoferi im.

Dhe “shoferi”, i cili ndodhej në fund të sallës, iu përgjigj saktë pyetjes.

Morali: Më trego me kë rri dhe mëso të ulërish.

(Nga Bajram Karabolli)


Lexo edhe:

KUJT I LEJOHET TË SHIKOJË TRURIN E AJNSHTAJNIT?