Kujt i lejohet të shikojë trurin e Ajnshtajnit?

Albert Ajnshtajn

Pas vdekjes së tij në 1955, truri i Albert Ajshntajn u hoq dhe u nda në 240 pjesë dhe u shpërnda shkencëtarëve në mbarë botën. Albert Ajshntajn vdiq nga një aneurizëm abdominal në moshën 76-vjeçare, në Qendrën Mjekësore Universitare të Princeton në Plainsboro, New Jersey.

Sipas dëshirës së tij, eshtrat e fizikanit legjendar u dogjën dhe hiri u shpërnda në një vend të pa zbuluar ende.

Menjëherë pas vdekjes së tij, njeriu që mbikëqyri autopsinë e Ajnshtajnit ishte një patolog i spitalit Princeton i cili hoqi trurin e fizikantit duke mbajtur pjesën më të madhe te trurit në posedim personal për më shumë se 40 vjet.

Sot, 170 nga ato blloqe janë kthyer në qendrën Mjekësore Universitare të Princeton dhe sipas BBC disa nga indet e trurit të Ajnshtajnit janë vendosur në Muzeun Mjekësor Mutter në Filadefia ndërsa shumë pjesë të tjera ende mungojnë, transmeton ‘gazetatema’.

Mjeku patolog Thomas Stoltz Harvey por edhe mjek të tjerë tregojnë se truri i Ajnshtajnit kishte diçka të jashtëzakonshme dhe se analiza e duhur mund të shpjegojë gjenialitetin e fizikantit.

Pasi hoqi dhe ndau në inde trurin e Ajnshtajnit në 1955, Thomas Stoltz Harvey urdhëroi që disa prej blloqeve të priten në 12 grupe prej 200 fetave shumë të holla indi (sa gjysma e gjerësisë së fijes së flokut). Pa lejen e familjes së fizikantit, Harvey shpresonte të zbulonte sekretet e fshehura të trurit. Sot shkencëtarëve u lejohet të shikojnë trurin e gjeniut vetëm nëse i ofrojnë Qendrës Mjekësore një propozim shumë bindës.

Shumë nga studiuesit të cilët Harvey u ofroi indet e trurit të Ajnshtajnit që atëherë i kanë kthyer ato. Megjithatë një pjesë e indeve nuk janë gjetur kurrë ndërsa pjesa më e madhe gjendet në Princeton ku fizikanti vdiq. 

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBERT AJNSHTAJNI: KUSHDO QË S’KA BËRË ASNJË GABIM NUK KA PROVUAR ASGJË TË RE…

ObserverKult