“Pa vend” tani është kandidat për nominim në kategorinë ‘Film i Shkurtër Evropian’ në European Film Awards 2021.
Edhe pse nuk u bë publike gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, juria ndërkombëtare e Cinéfondation dhe e filmave të shkurtër e ka përzgjedhur filmin “Pa Vend”. “Pa vend” tani është kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Evropiane të Filmit.
Juria që e bëri përzgjedhjen…
Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga producenti i këtij filmi Eroll Bilibani, juria e përbërë nga Sameh Alaa (Egjipt), Kaouter Ben Hania (Tunisi), Carlos Muguiro (Spain), Tuva Novotny (Suedi), Nicolas Pariser (Francë) dhe Alice Winocour (director/writer, Francë) e kanë përzgjedhur filmin ‘Pa Vend’ si filmi më i mirë evropian në konkurrencën zyrtare e që do jetë kandidat i Festivalit të Kanës për Çmimin e Akademisë Europiane të Filmit.
‘Pa vend’ tani është kandidat për nominim në kategorinë ‘Film i Shkurtër Evropian’ në European Film Awards 2021.
Programi i Filmit të Shkurtër EFA
Programi i Filmit të Shkurtër EFA është organizuar nga Akademia Europiane e Filmit dhe EFA Productions në bashkëpunim me një seri festivalesh filmi në të gjithë Evropën.
Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur paraqet një nga filmat evropianë me metrazh të shkurtër në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve Evropiane të Filmit, transmeton ‘atv’.
Kandidati i 17-të i filmit të shkurtër për vitin 2021
Ky është kandidati i 17-të i filmit të shkurtër për vitin 2021. Kur të përfundojë cikli vjetor, festivalet pjesëmarrëse do të nominojnë pesë filma të shkurtër nga kjo listë. Më pas, 4.000 anëtarët e EFA – profesionistë të filmit nga e gjithë Evropa – do të votojnë për fituesin e përgjithshëm që do të paraqitet në Ceremoninë e 34-të të Çmimeve Evropiane të Filmit.