Ky ishte mesazhi i Vjosa Berishës për ata që përballen me sëmundjen e rëndë

Vjosa Berisha dhe Fatos Berisha janë emra të njohur të ekranit në Kosovë, të cilët publiku i ka parë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit në projekte të ndryshme filmike.

Çifti i njohur nga Prishtina kohë më parë kanë folur në 21 Gradë të RTV21 për kohën kur kanë nisur lidhjen e tyre, takimin e parë, si dhe për projektet e tyre.

Si gjithmonë të buzëqeshur e mbështetës ndaj njëri-tjetrit, çifti zbuluan se fati i ka vënë përballë një sfide.

Vjosa (e cila sot ndërroi jetë) ka treguar atëherë se në muajin mars ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe tanimë pas operimit po trajtohet me kimioterapi.

Tutje, ajo kishte thënë se është shumë falënderuese ndaj personelit mjekësor për kujdesin ndaj saj në këtë periudhë.

Vjosa kishte dhënë një mesazh motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.

“Ata që po ballafaqohen me këtë sëmundje, unë them të jenë të fortë, të jenë sa më pozitiv, le ta mendojnë që kjo sëmundje tejkalohet, mos ta mendojnë më të keqen…”, pati thënë ajo./rtv21


Lexo edhe:

NDËRRON JETË PRODUCENTJA E NJOHUR, VJOSA BERISHA

ObserverKult