Gocë e bukur, gocë pejane,
Ma e bukura e kësaj ane,
Aromë pranvere, erë blini
Engjëllushë nga Dukagjini.
Je e këndshme, je mahnitëse,
Me shikime aq flladiste,
Ti më more, më rrëmbeve,
Zemrën time ti e theve.
Moj gocë pejane, moj gocë magjike,
Shumë të deshta, prore më ike.
Sa shumë halle, shqetësime t’reja,
Perëndeshë, gocë nga Peja.
Moj gocë pejane, por si pjeshka,
Aq krenare, sikur bjeshka,
Ty gjithë jetën të adhurova,
Që të dua, kur s’pushova,
Oh, jo, kur nuk pushova.
Moj gocë pejane, moj gocë magjike,
Shumë të deshta, prore më ike,
Sa shumë halle, shqetësime t’reja,
Perëndeshë, gocë nga Peja.
ObserverKult
Dëgjo edhe:
Fisnikët: Do të shkrihem, të venitem…(teksti dhe kënga)
Arilena Ara & Ardit Gjebrea: Kur braktis atë që do… (teksti dhe kënga)