Poezi nga Pablo Neruda
Unë t’kam shpallë mbretneshë.
Ka prej tyne ma t’nalta se ti, shumë ma t’nalta.
Ka prej tyne ma t’kristalta se ti, shumë ma t’kristalta.
Ka prej tyne më t’bukura se ti, shumë ma t’bukura.
Por ti je mbretneshë.
Kur më ec rrugës
Askush nuk të njeh.
Askush se sheh kunorën tande prej kristali
Askush nuk e shikon qilimin e kuq prej ari
Që shkel, kur ec,
qilimin që nuk është.
E kur ti ligshtohesh
të gjithë lumenjtë ushtojnë në mua
në trupin tim, dridhen
qiejt e këmbanat,
e një himn pushton botën.
Ti vetëm, e unë,
Ti vetëm, e unë, e dashtuna ime
E ndëgjojmë.
Përktheu: Visar K. Berisha
ObserverKult
————————————————-
Lexo edhe një variant tjetër të kësaj poezie përkthyer në shqip:
Pablo Neruda: Ti je princesha ime
Ti je princesha ime.
Edhe se ka të tjera me të gjata se ti, më të gjata,
Edhe se ka të tjera më të pastra se ti, më të pastra.
Edhe se ka të tjera me të dashura se ti, më të dashura.
Por, ti je princesha ime dhe pikë...
Kur ecën për rruge
askush se ka mendjen te ti.
Askush s’ta sheh kurorën e kristaltë,
askush se sheh qilimin flori të kuq,
që ti shkel me këmbë kur kalon.
Qilimin që asnjë artizan s’ka mundur ta bëjë…
Kliko KËTU për ta lexuar poezinë e plotë
ObserverKult