Video-Poezi: Donika Dabishevci lexon poezinë e saj “Gjithçka asht’ andërr, shpirti jem!”

Donika Dabishevci: GJITHÇKA ASHT ANDËRR SHPIRTI JEM

Gjithçka asht andërr, shpirti jem,
nji andërr e bukur, nji andërr e keqe,
merre si t’dush, njilloj asht,
krejt njilloj… pse çuditesh…
s’ka ndonji ndryshim mes ‘mos me kenë’
dhe hapave t’lehtë që ikin n’mjes
për mos me u kthye ma,
për mos me u kthye kurr’.
Aroma n’shtroja,
si fllad i lehtë pranvere
përbirue xhamave
asht mbetja e fundit.
Mundesh me e lypë nji fije lumnije
tuj zmadhue sytë mbytun lotsh,
me ba be n’to, se ishe ti, se ish ai…
me u kapë mbas do urtive t’moçme
me thanë kshtu qenka shkrue
e me rrnue tuj e mbyllë dhimtën
thellë bordurave t’shpirtit..
Ose, mundesh me i kërcitë dhambët,
me u jargavitë, me u çkrry, me u çky,
me e vjerrë nji guri n’qafë e me u mbytë,
por, prap’ andërr mbetet, shpirti jem, veç andërr,
nji andërr e bukur, nji andërr e keqe,
krejt njilloj, punemadhe si e emnojmë,
diçkanë që fund e krye kaplue asht prej trishtimi…

ObserverKult