Ahmet Selmani: Dashuria ka sy fluturash


(ose bashkimi i tokës me qiellin)

Dashuria
ka sy fluturash
dhe sodit nga qielli në tokë
mbi lulet e çelura
pastaj
vriktas zbret poshtë
ndalet mbi fletëzat e luleve
dhe e sodit qiellin e kaltër
kështu
e bashkon qiellin me tokën
dhe hap rrugën prej ajri
për të ecur engjëj
të buzëqeshur.