Ura që fsheh brenda vetes historinë e dhimbshme të dy të dashuruarve

Foto ilustrim

Një histori jo shumë e zakonshme ka ndodhur në kohërat e lashta, e tërë situata kishte të bënte me Urën e Tornos, në krahinën e Vracës në veriperëndim të Bullgarisë.

Legjenda tregohet kështu: Një muzikant me emrin Thomo, kishte shkuar për të parë vajzat që ishin duke vallëzuar në një fshat Krivodoll. Mirëpo, në këtë gjendje djaloshi Thomo, nuk arriti ta frenojë veten, kështu mendoj dhe filloj vetë të luaj vallen dhe të interpretoj muzikën.

Të gjithë që ishin prezent aty, mbeten të habitur dhe mahnitur me meloditë e tij të çuditshme që bënte ai, ndërsa njëra nga vajzat aq shumë e pëlqeu djaloshin Thomo, vendosi që buqetën e luleve t’ia dhuroi atij. Reagimi i tij ishte pozitiv e pranoi tufën e luleve dhe i pëlqeu shumë. Kjo ndodhi për një arsye: Vajza të ikë me djaloshin dhe të martoheshin fshehurazi.

Martesa e fshehtë do të bëhej me një qëllim dhe arsye të caktuar: I ati i vajzës nuk do të martonte kurrë atë (vajzën, pasi ishin familje e pasur dhe fisnike), me djalin muzikant dhe të varfër. Pasi përfundoi e gjitha, dy të dashuruarit u larguan nga fshati.

Me të dëgjuar këtë, babai i vajzës dërgoi njerëz për t’i përcjellë të rinjtë nga pas. Të rinjtë kishin arritur deri tek një lumë, të cilin as nuk mund të kalonin, as ta kapërcenin, transmeton ‘diasporashqiptare.al’. Atëherë djaloshi Thomo, filloi të thurë një shelgje bregore, arriti ta bënte edhe një urë deri në bregun tjetër.

Së pari djaloshi kaloi vetëm që të provojë nëse ura është e sigurt dhe rezistente mirëpo në këtë kohë, babai i nuses dhe njerëzit e tij, arritën që ta marrin vajzën e tyre me vete.

Po ashtu, në këtë vend njerëzit në vend të urës së drurit kanë ndërtuar një urë prej guri dhe kështu, pasi e ndërtuan urën e pagëzuan me emrin e muzikantit “Ura e Shën Thomos”.

————————

Lexo edhe:

Legjenda për Ujëvarën e Mirushës: Kush ishte vajza që lahej në ujin e saj

ObserverKult