Unike: Pemë në vend të flokëve (FOTO)

Pemë në vend të flokëve, interesante apo jo?

Urbanizimi dhe natyra mendohet se janë kontradiktore mes tyre, por nuk është gjithmonë kështu.

Ndonjëherë, nëse vë në punë imagjinatën, të dyja mund të kombinohen dhe të formojnë një bashkëpunim shumë unik. Si në rastin e punës së artistit brazilian Fabio Gomes Trindade, i cili bën murale duke shfrytëzuar pemët si flokë të personazheve që vizaton.

Punët e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

ObserverKult

LEXO EDHE:

Mjeshtri i iluzionit optik, fotografi grek sjell imazhet e pakrahasueshme

Lexo edhe:

KËTË PEMË E MBOLLI NAIM FRASHËRI, SOT AJO KËRKON SHPËTIM

Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit …dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo.

Banorët e thonë mes njëri- tjetrit si në formë gojëdhëne. Faktin e pohon edhe eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki.

Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, i cili ka konfirmuar ate qe flasin banorët. Pema është 145 vjeçare dhe është mbjellë në kohën kur Naim Frashëri punonte doganier në këtë qytet.

Pavarësisht moshës, për ekspertin ajo është në gjendje jo shumë të keqe, por kjo nuk është meritë e institucioneve vendore në Sarandë, të cilët janë “kursyer” në shërbimet që i kanë bërë, pavarësisht vlerës dhe rëndësisë së veçantë që ajo mbart.

Disa krasitje, spërkatje i janë bërë si për ta mbajtur të gjallë, e që të mos ketë fatin e “simotrës” së saj, e cila u pre pas viteve ’90. Bello rrëfen edhe veçantinë e kësaj peme, e cila edhe pse nga “zemra” e saj janë marrë edhe 5 rrënjë të tjera të mbjella te shëtitorja, ato arrijnë deri te lulëzimi, por nuk bëjnë kokrra.

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU

ObserverKult