Facebook forcon rregullat kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve

facebook forcon rregullat, observerkult

Kompania Facebook ka forcuar rregullat kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve.

Facebook ka prezantuar rregulla të reja për të rritur mbrojtjen e njerëzve nga ngacmimet masive. Po ashtu kompania ka forcuar mbrojtjen për figurat publike.

”Veprimet e koordinuara të ngacmimit masiv që synojnë individët në rrezik më të madh të tilla si viktimat e tragjedive ose disidentët e qeverisë, do të hiqen.

Nëse përmbajtja nuk shkel politikat tona ato do të qëndrojnë”.

Keshtu edhte shprehur Antigone Davis, shefe e sigurisë globale në Facebook.

Do te hiqen përmbajtjet seksuale, imazhet e retushuara, sulmet përmes përshkrimeve fizike negative. Sidomos nese etiketohen, permenden pse postohen në llogarinë e figurave publike .

Keshtu politikanët, gazetarët, të famshmit ose krijuesit, do te jene me te mbrojtur.

Kjo ngase të bëhesh një personazh publik nuk është gjithmonë një zgjedhje.

“Fama mund të rrisë rrezikun e ngacmimit.

Kjo veçanërisht nëse personi vjen nga një komunitet i nënpërfaqësuar, përfshirë gratë, njerëzit me ngjyrë ose komunitetin LGBTQ”, theksoi Davis.

Facebook deklaroi se për përditësimin e këtyre rregulloreve kanë punuar ekspertë.

Aty janë përfshirë edhe avokatët e fjalës së lirë si dhe figura publike./atsh

ObserverKult

Lexo edhe:

Ndalohet “Instagram Kids”, pas kritikave të shumta

Pas reagimeve të forta Facebook ka njoftuar se po ndalon projektin “Instagram Kids” .

Shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se aplikacioni është për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

“Instagram dhe Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme.

Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve.

Do te fokusohemi edhe ne zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,” tha kompania.

Tekstin e plotë e gjeni KETU