“E kisha të vështirë të shkruaja për Tiranën si dikur”/ Kompozitori i njohur përlotet: Nuk doja të gaboja…

“Tirana është qyteti me zemrën e madhe, Zoti më dhëntë jetë ta gëzoj”

Kompozitori i mirënjohur, Enver Shëngjergji, ishte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up” së bashkur me tenorin e njohur, Kastriot Tusha, të cilët pak ditë më parë publikuan një këngë kushtuar Tiranës.

I përlotur, kompozitori Shëngjergji tregoi lidhjet e forta që ka me Tiranën dhe për ndjesitë që përjetoi teksa shkroi këngën.

“Dikur në Tiranë në vitet ‘50 vinin për të çarë dru. Ai bërtiste në mes Tiranës hajde dru me pre. E dëgjoi nëndaja ime dhe tha shko dhe ma thirr atë zotninë. Erdhi çau drutë, përveç lekëve nëndaja e majti dhe për drekë i dha edhe bukë me vete. Të rrije me tiransit do të merrje huqet dhe zemër-madhësinë tiranse. Erdhën nga të gjithë Shqipëria dhe gjetën veten. Tirana është qyteti me zemrën e madhe, Zoti më dhëntë jetë ta gëzoj.

Në këto 32 vite duke iu ngritur lapidar personaliteteve që kanë shkruar muzikën e Shqipërisë së mesme, e kisha aq të vështirë të shkruaja një këngë për Tiranën si dikur, ta shkruaja si Enver Shëngjergji, mos t\i hyja në hak askujt, të mos vija në gjurmët në kuptimin profesional të askujt, të isha Enver Shëngjergji. Unë kam shkruar shumë këngë popullore, por doja të isha ashtu siç kam lind. Për moshën time nuk lejohet të gabosh se nuk ke kohë të korrigjosh”-tha Enver Shëngjergji./ top-channel

ObserverKult  


Arben Duka zëri ajër

Lexo edhe:

ARBEN DUKA: LAMTUMIRË E DASHUR…

Poezi nga Arben Duka

S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!

S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!

Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s’të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!

Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg-ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!.

Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult