Britney Spears ka folur përsëri për familjen e saj në një postim në Instagram.
Ajo beri nje shkrim që reflekton mbi lirinë e saj të munguar prej kohësh.
Ylli i muzikës pop, 39 vjeç, u shpreh se ka një kasafortë me tregime të zymta.
Kujtime ku të afërmit e saj qëndronin anash ndërsa ajo vuante.
“Zoti ki mëshirë për shpirtrat e familjes sime nëse bëj ndonjëherë jap intervistë !!!”-tha Britney Spears.
Britney, karriera e së cilës filloi në 1993, në moshën 11 vjeç si Disney Mouseketeer, disa kohë më parë, akuzoi familjen e saj.
Akuza kishte te bente me pjesëmarrje në kujdestarinë e ashpër ligjore të krijuar nga babai i saj, Jamie Spears, në 2008.
Megjithëse nëna e Britney, Lynne Spears, ka mbrojtur lirinë e vajzës së saj në gjykatë, mbështetja e saj nuk erdhi pasi lëvizja #FreeBritney filloi në 2019.
Vëllai i madh i Britney Spears, Bryan, e quajti kujdestarinë një “gjë të madhe”.
Deklarata e tij për familjen ishte në një intervistë podcast në korrik të 2020-ës.
Ndërkohë, motra më e vogël e Britney, Jamie Lynn Spears, ka këmbëngulur se ajo mbështet lirimin e Brtiney nga konservatorizmi.
Pas një beteje të ashpër nga Britney dhe avokati i saj, Mathew Rosengart, i ati i saj, Jamie, u pezullua përfundimisht nga kujdestaria më 29 shtator.
Një seancë për të vendosur përfundimin për rastin e saj është caktuar në 12 nëntor./ Lapsi
ObserverKult
Lexo edhe:
Pas gjendjes së vështirë Britney Spears “rebelohet” në Instagram, poston videon e veçantë
Ylli amerikan i muzikës pop merr kontrollin e jetës së saj. Në një video të postuar në Instagram ajo shihet duke pikturuar dhe kërcyer …
Tekstin e plotë e gjeni KETU