Qerim Ondozi: Kam taku njerëz

qerim ondozi kam taku

kam taku njerëz që në kuletë e ruajnë prognozën e fituesve të zgjedhjeve,

dhe kam taku njerëz që të intervistojnë për dy minuta,

dhe kam taku njerëz që shumë shpejt ta bëjnë me dije se je më i keq se ata,

dhe kam taku njerëz që gjithmonë të flasin për komplote globale,

për CIA, BIA dhe shërbime të tjera sekrete,

dhe kam taku njerëz që për një mbasdite ta zgjidhin problemin e Kosovës,

dhe kam taku njerëz që gjithmonë të bindin se ata e kanë mirë,

dhe kam taku njerëz që nuk u pëlqen asnjë njeri në botë pos tyre,

dhe kam taku njerëz që për një kafe të bindin se Kosova është një hiç i madh,

dhe e kam taku një plakë, të cilës i ka ardhë keq për mua,

për një euro të mjerë që e kam nda për të.

ObserverKult

Lexo edhe:

QERIM ONDOZI: FLOKËT