Qerim Ondozi: Flokët

qerim ondozi kam taku

aromën e flokëve të tu
do ta bëj parfum.

si?

do të marr,
pak nga buzëqeshja jote kur bëhesh kinse s’e ke ditë,
pak nga vaji yt kur të prishen ëndrrat,
pak nga frika jote se do të mbetesh pa mua,
pak nga shpresa jote se gjithmonë do të jem pranë teje,
pak nga lojërat e tua, fragrancë e papërsëritshme,
pak nga sytë, faqet, buzët e tua,
dhe

do t’i përziej të gjitha,
pok me pafuqinë time,
pak me pikëllimin tim,
pak me largimin tim,
pak me fragrancën e zemrës sē thyer,
dhe

do ta mbyll në një shishe,
të mos e hapë kush pos teje,
dhe kur të vijë dita e ta hapësh,
në të pëlqeftë,
mos e mbaj për vete,
dhuroja atij që e do më së shumti.