…i dëgjon jehonat?
po iki
atje ku mbaron mendimi im…
përtej atij pragu ku liria të bën frikacak
dhe frika të lirë…
atje ku dija të vret
dhe vdekja të mëson…
ku dëshirat prangosen
dhe pranga bëhet dëshirë…
përtej atij pragu ku kujtimet plagosin
dhe plaga të përgjon…
ika…
po të lë…
për ku nuk e di…
ç’kuptim ka të dish ku po shkon?
m’u lodhën hapat mbi të njëjtat gjurmë…
a ekziston kujtesa që harron?
cfilitur ëndrrat në të njëjtin gjumë…
ka edhe rrugë që duhen bërë në vetmi…
ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti,
vendi ku njerëzit jetojnë të vetmuar bashkarisht…
vendi ku njerëzit varrosen së bashku të vetmuar…
vendi ku ne të dy vetmojmë të mallkuar
në krahë të njëri –tjetrit pambarimisht…
ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti
dhe më tutje s’ka asgjë…
——————————————————————————-
LEXO EDHE: ARTAN GJYZEL HASANI: JAM MIRË… MË THONË QË JAM MIRË…
jam mirë…
më thonë që jam mirë…
e akoma s’paskam vdekur,
por dy javë pa ty në Word-in e këtij ekrani
asnjë varg nuk kam hedhur…
absurde jeta pa ty…
një World pa gërmën L
e L s’do te thotë Lëpirje,
por do të thotë Love…
e pakuptimtë bota ime pa ty, Nikotinë,
absurde si një Word pa fjalë…
e sonte lakuriq e shtrirë para meje
kjo grua amerikane rri
tunduese si Statujë e Lirisë
e porsi ajo sfiduese
më josh…
më fton…
me lirinë e saj më robëron….
me kofshët përpjetë përrallën e mbrëmjes pret…
përrallën e dy Kullave Binjake
që i rrëzon mbi shtratin e huaj
gjuha ime aq lehtë…
por ajo nuk e di që në Venusin e saj të ngrohtë
gjendet e mbytura e përjetshme…
e ndyra Atlantida….
ajo…e vërteta…
jo sipas Platonit…
një Atlantidë mashkullore me kufoma filozofësh, parazitësh të panevojshëm, kërma moralizuesish të pacipë…
POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU