Kokrra e Kafes
Ditën kur Zoti të krijoi
Një kokërr kafe të blatoi
Dhe zemërgjerë, aty për aty,
Diku poshtë ta ngjiti ty.
Ta ngjiti ty vertikalisht,
I dha jetë, i dha mish,
Pastaj më thirri e më tha:
“Atë kokërr kafe mos e nga!
Mos e nga e mos e kruaj,
Ndryshe mendja do të luajë,
Se s’ke mulli që ta bluash,
Në pleqëri do të vuash!”
Unë Atë nuk e dëgjova,
Kokrrën e kafes e shijoi:
Mjaltë e kripë me erë ftoi!
Nga trutë fare më shkalloi.
Atëher’ Zotit kaq fisnik
I kërkova një ibrik
Lëngun kafes për t’ia pirë,
Se me të s’kisha të ngirë.
Dëshirën Ai ma plotësoi,
Veç ibrikun s’ma vu në gojë,
Por ma vendosi diku poshtë,
Me lëfyt hem mish, hem kockë.
…………………………………………..
Sot që u plaka, shumë po vuaj,
Me këtë lëfyt asgjë më s’kruaj,
Se kockë bëhet në të rrallë
E prej vitesh jam në hall.
S’gjej dot për be kokërr kafe,
Natë e ditë merrem me llafe,
Kokrra e kafes është për të tjerë,
O pleqëri, moshë e përmjerë!…
ObserverKult
Lexo edhe:
MIMOZA AHMETI: POEMA E KAFESË
O, Maria nga Miloti!
që bëje kafe për shoferat e skodave
të Veriut-
mishërim i femrës ishe,
prej kafes që dije ta bëje,
dije ta shkrije
dhe burrat të donin fuqishëm
sepse…
Dije.
Isha fëmijë dhe asnjëherë
nuk e pashë Marian e Milotit.
Të rriturit flisnin përditë për të –
e bukur, vetulla gajtan,
kishte në qafë një kokërr kafeje,
nishan.
“Ah Marin Marjana, gushën me nishana”!
Kurse Bali,
ajo që bënte kafe te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve
kishte një kokërr kafeje anash hundës…
Gra që kanë kokrra kafeje
nishana mbi trup!
Sensuale,
thithëse, venoze…
Kallup!
Kam parë një ëndërr me sy hapur këto ditë,
ajo më tha:
“Ti do të mbash këtej e tutje taka të holla-
nga ato që u ngulen burrave në zemër,
kurse çunave u pickojnë ijen në mëlçi
Taka që kërcasin sikur
thyejnë kafe
të të ngrihet tensioni…
Poezinë e plotë e gjeni KETU