Befasohet Rita Ora, merr dhuratën e veçantë nga shkolla e saj fillore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi është befasuar nga stafi i shkollës fillore në Londër. Që ajo ka ndjekur pasi u zhvendos nga Kosova për shkak të luftës. Rita Ora ka shpërndarë një foto pranë murit të shkollës, ku është vendosur një pllakë në nder të saj.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakë shkruhet dedikimi për artisten:

“Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Ajo ndau me ndjekësit disa foto të shkrepura pranë pllakës, në të cilat mori pëlqime dhe komente të shumta./shqiptarja.com

——————————————————————

LEXO EDHE: RITA ORA E SHPJEGON: JA PSE TANI THEM QË JAM KOSOVARE…

Rita Ora përpiqet t’i shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet ‘kosovar’ dhe ‘shqiptar’, në një intervistë të zhvilluar nga “wired”.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, duke thënë se Kosova deri në vitin 2008 nuk ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

—————————————————————————–

LEXO EDHE: RITA ORA SHPËRTHEN NË LOT NË “THE VOICE OF AUSTRALIA”, KJO ËSHTË ARSYEJA (VIDEO)