S’të thash se ti je dashuria e vetme,
Por je caku i dashurive, atje në skaj.
Nëse më shfaqet imazhi i një tjetre,
Kthehet pas, e ikën si e zënë në faj.
S’të thash ti je ylli im, e fjalë si këto,
Se mund të them gjëra më të thjeshta.
Je fryma që mua çarçafët m’i ngrohë,
A rrëmuja ime, kur të kthej nga vetja.
S’të thash se në botë si ty, s’ka asnjë,
Si thonë të gjithë ata që nuk kanë besë.
Ti je heshtja ime, ku fjalët s’duhen më,
Po ti, je gërma e fundit, para se të vdes!
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe:
SOKRAT HABILAJ: TRADHTITË E MIA KANË EMRIN TËND!
Tradhtitë e mia kanë emrin tënd, poezi nga Sokrat Habilaj
Të dua, më shumë se dje të dua sot,
Më shumë se sot, do të dua nesër.
Bëj të iki nga ty e nuk iki dot,
Fle me ty e zgjohem me një tjetër.
Betohem për ty dhe e dredh në çast,
Sepse ti në sy, shpik një tjetër grua.
Kërkoj ca yje, gjej dy sy të zjarrtë,
Që përgjërohen dhe qeshin me mua.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
SOKRAT HABILAJ: TI MOS U TRISHTO, KUR TË SHIKOSH LOT…
Ti mos u trishto që unë jam kështu,
S’mund të jem ndryshe dhe po të dua.
Kur dhimbjet e mia, i harroj diku,
Dhimbjet e botës strehohen tek mua.
Ti mos u trishto, kur të shikosh lot,
A nëse dhimbjet më kanë lodhur mjaft.
Mos më merr inat që nuk i ndala dot,
Kur me dhimbjen më hodhën dhe baltë.
Ti mos u trishto për buzëqeshjen tënde,
Se ndoshta mes lotëve, gjendet në pusi.
Po në shpirt për ty, i ruaj ca vende,
Ku askush troket, as nuk hynë njeri.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult