Gjendja e aktores dhe deputetes, Adriana Matoshi, aktualisht është e mirë, pas intervenimit në kokë për ta hequr tumorin i cili iu rikthye pas nëntë vjetësh.
Këtë e ka konfirmuar mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, e cila tha se nesër ose pasnesër ajo do të lirohet nga spitali.
“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, ka deklaruar Bunjoshi për KlanKosova.
Ndryshe, Adriana Matoshi, kishte njoftuar përmes një postimi prekës në Facebook, se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në kokë.
Ajo është operuar të mërkurën e javës së kaluar.
————————————-
LEXO EDHE: ADRIANA MATOSHI RRËFEN SE I ËSHTË KTHYER TUMORI, 9 VJET PASI E FITOI BETEJËN ME TË
Aktorja Adriana Matoshi ka ndarë një lajm të dhimbshëm në mediat sociale, duke rrëfyer se i është rithyer tumori në tru. 9 vjet më parë ajo u përball për herë të parë me sëmundjen e frikshme dhe arriti ta mposhtte, duke e kthyer gjithë dhimbjen në forcë dhe në shpresë për të gjithë.
Por sëmundja i është rikthyer dhe aktorja e ka ndarë lajmin me ndjekësit duke shkruar mes të tjerash:
“Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, krejt këto më bënë të mendoj që e kam trepuar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë.
Me misionin e njejtë prapë po më duhet të tregoj që koha është tepër e vlefshme edhe duhet të kaloj më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tem, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që dua pa kushte. Gjithçka po e dua më shumë.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU