Poezi nga Pjerin Ndreka (Pier Kolond)
I analizova faktet nji ka nji deri në fund.
Rrethanat më akuzojnë, po faj vedit s’i gjej kund.
Si deshta e jetova jetën, aty vjegza ka me kenë.
Jo si ju, tu u shti përditë, tu hapë dhambt, veç fjalë e rrenë.
E çoj qerren ku due vetë, e diellit ia baj me sy.
Fatin e shtërngoj n’duer t’mia, ju thoni-s’ka mend në kry’.
Detin e kaloj në kambë e me gjoks un’ ia pres valt.
N’u mbytsha, le t’mbytem vetë e nuk due me jua ndi fjalt.
Zhyt’ e mbytu për çdo ditë, jeta asht i njajti det.
Ajo ven kurthe n’çdo hap; herë kam pshtu,herë n’ta kam mbet’.
Jetoj e gaboj përditë, kthehem mbas e gaboj prap’.
Der’ tesh jena jek e jek; herë më rrzon,herë e baj zap.
Dita ka natën mbas vedit, t’giata janë aty, aty.
Drita ta ven diellin n’ballë, terri t’i shtin gishtat n’sy.
Dita i ka sytë hapë, Zoti diellin ia ka dhanë.
Edhe nata asht e bukur, ka andrra, yje e hanë.
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
PJERIN NDREKA: MA MIRË M’BAN UJË KUR UNË TË VDES…
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poeti Pjerin Ndreka.
Cila asht ideja juej për lumtuninë e përkryeme?
Unë nuk e di nëse ekziston me të vërtetë lumtunia e përkryeme. Mendoj se si koncept duhet me kenë dashnia e realizimi i saj final në të dy anët e segmentit, marrje e dhanie. Në pamje të parë duket si raport komercialist, jo poetik, material. Po në fund të fundit dashnia nuk ka si me kenë vetëm abstrakte meqë ka të bajnë me ndjenjat e me idenë. Truni e zemra, me t’cilët ne ndërlidhim mendimet e ndjenjat janë organe, objekte materiale.
Cila asht friga juej ma e madhe?
Dyshimi se mos bahem i padobishëm, i tepërt, i mërzitshëm për familjen, miqtë, të afërmit e vetvedin.
PYETËSORIN… E PLOTË MUND TA GJENI KËTU