Diçka për Moxartin…
Kompozoi mbi 600 vepra, shumica si kulme simfonike, koncertante për opera dhe muzikë korale. Ai është ndër më të popullarizuarit në mesin e kompozitorëve klasikë. Ndikimi i tij në artin perëndimor është i thellë. Bethoveni i kompozoi veprat e tij të hershme në hijen e Moxartit. Joseph Haydn, shkroi se ”Pasardhësit, nuk do të shihnin një talent të tillë për 100 vjet”.
Ndër 19 operat më të njohura, veçojmë: ”Rrëmbimi nga Saraji”, ”Dasma e Figaros”, ”Don Zhuani”, ”Kështu bëjnë të gjitha”.
Moxarti është një nga kompozitorët më të famshëm të shekullit 18-të. Ai në dimesionin e tij muzikor ishte një gjeni i papërsëritshëm. Kjo aftësi u shfaq që në fëmijërinë e hershme dhe habiti te gjithe, si oborrin mbretëror francez, deri te të gjitha sallonet europiane të kohës.
Ishte frankomason
Moxarti u anëtarësua te Frankomasonët e Vjenës në dhjetor të vitit 1784. Historia e ka nënvlerësuar për përzierjen me masonë të ndryshëm dhe anëtarë të Iluminatit. Në të vërtetë, një prej klientëve të Moxartit, Joseph von Sonnenfels, ishte udhëheqës i Iluminatit të Vjenës në të gjitha shëmbëlltyrat. Moxarti kompozoi kantatën e tij “Die Maurerfreude” (Hareja e Masonëve) K.471 për një event ku shoku dhe përkrahësi i tij Mason Ignaz von Lindur u nderua nga perandori Jozef II. Disa prej veprave të mirënjohura të Moxartit, përfshirë “The Magic Flute K.620” dhe kantata “Dir Seele des Weltalls, K.429” janë frymëzuar nga Masoneria.
Kishte sens humori ”të çuditshëm”
Letrat e Moxartit zbulojnë një sens humori më tepër fëminor, sesa mund të pritet prej një gjeniu të muzikës klasike. Në të vërtetë, letrat mes kompozitorit dhe kushëririt të tij 19-vjeçar, zbulojnë një sens humori të pështirë. Njëra që daton më 5 nëntor 1777, përfshihet një pasazh ku Moxarti shkruan: “Po, me dashurinë e lëkurës sime, unë të dh… turirin, që të të rrjedhë poshtë mjekrës”.
Më vonë, në të njëjtën letër, kompozitori i ri zbulon: “Oh, të ndenjurat më kanë marrë zjarr! Cili është kuptimi i kësaj? Ndoshta të pëgërët dëshiron të dalë?” Shumë informacione, Wolfgang Amadeus, shumë informacione.
Moxarti rridhte nga familje muzikantësh
Babai i Moxartit, violinisti dhe kompozitori Leopold, ishte zëvendës dirigjent në orkestrën e Kryepeshkopit të Salzburgut. Ishte autor i librit të porsalindur për të luajtur violinë në atë epokë Versuch einer grundlichen Violinschule. Ai e inkurajoi Moxartin të ndjekë talentin që në fëmijëri. Kështu kur ishte ende tre vjeç, djali filloi të zgjedhë akordet e pianos dhe, në pesë, filloi të improvizonte minuetat në tastierë.
Në të vërtetë, Leopoldi ndonjëherë është kritikuar për shfrytëzimin e talentit të jashtëzakonshëm të të birit për para dhe famë, siç bëjnë në ditët tona baballarët e futbollistëve të famshëm ose të ngjashme.
Moxarti ishte një nga dy fëmijët, të cilët mbijetuan
Leopoldi dhe Anna Marie Mozart kishin shtatë fëmijë. Por, vetëm dy mbijetuan nga foshnjëria: Maria Anna (me emrin Nannerl) dhe Wolfgang Amadeus, i cili ishte më i vogli. Maria Anna ishte gjithashtu një muzikante, pasi kishte filluar të mësonte tastierë me të atin në moshën shtatë vjeçare.
E motra, mund të ishte një gjeni po aq sa edhe i vëllai
Vajza e Leopold Mozartit, Maria Anna, ishte një klaviçembale e shkëlqyer dhe pianiste e përkryer. Ajo ishte shfaqur edhe me vëllain e saj më të vogël, si një figurë muzikore në vitet e para.
Kjo ishte derisa (ndodhi që të lindte vajzë) nuk i lejohej të tregonte talentet e saj artistike, së bashku me vëllain, sepse ajo kishte arritur moshën për t’u martuar dhe për një grua nuk ishte e hijshme të ndiqte një jetë në publik.
Mori titullin e kalorsiakut që në moshën 14-vjeçare, por rrallëherë e përdorte
Në vitin 1770, kur ai ishte ende adoleshent, Moxartit iu dha Urdhi i Papelit të Spursit të Golden Spur. Babai i tij e bëri të nënshkruante kompozimet e tij me “Cavaliere Amadeo” për një kohë, por Moxarti shpejt hoqi dorë nga formaliteti.
Moxarti kalonte shumë kohë në tavolinën e bilardos
Kur kishte kohën e joprodutivitetit artistik, Moxarti pëlqente të kënaqej në bilardo dhe lojën me birila. Ndoshta rrotullimi i topave shoqëronte edhe rrotullimin e vazhdueshëm të mendjes së tij muzikore. Në të vërtetë, historia e ka hedhur poshtë se meloditë e plota moxartiane e merrnin shtysën nga loja. Moxarti preferonte të luante vetëm.
Ai eksperimentoi me shumë tonalitete, kohë më parë se Benjamin Britten, John Cage
Disa nga veprat e Moxartit, duke përfshirë “Një shaka muzikore, K.522”, përfshijnë disonanca dhe përdorimin e çelësave të ndryshëm muzikorë në të njëjtën kohë. Këto janë teknika që do t’i hasim tek kompozitorët më modernë si John Cage dhe Benjamin Britten.
I adhuronte kafshët
Moxartët kishin një qen të quajtur Bimberl dhe midis shumë nënshkrimeve ekstravagante të Wolfgangut është një në dhjetor 1774, ku shkruan: “Lamtumirë! Një mijë puthje Bimberl”. Kjo na kënaq, kur imagjinojmë që Moxarti është duke u argëtuar nëpër rrugë me Bimberlin, njëherazi duke kënduar një nga meloditë e tij të gëzuara, para se të hidhej në një kafene për një dorë bilardo.
Ekziston një bretkosë me emrin Moxart
“Eleutherodactylus Amadeus” është një specie e bretkosave haitiane, frymëzuar nga Moxarti, për spektrin e mrekullueshëm të frekuencave të zërit që prodhon dhe ngjashmërinë midis këtyre dhe shënimeve muzikore. Pandehej si specje e zhdukur në vitin 1991, por në vitin 2011 u raportua për rizbulimi i tyre. Jo vetëm bretkosa, por ka edhe kafene, orkestra, ëmbëlsira të shumta, madje edhe asteroide të emërtuara në nder të Moxartit.
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe: