Me përjashtim të disa orëve
në mëngjes
të cilat i kalova në shoqërinë
e një të urti
kam qëndruar në shtrat
pa ushqim
por i kam pirë disa gllënjka ujë
“Ti je plak i pashëm”
i thashë vetes në pasqyrë
“Dhe për më tepër
ti duhet të korrigjosh qëndrimin tënd
Ty nuk ta ndien nëse kjo përfundon
apo nëse vazhdon
E sa për gra
dhe muzikë
do t’i kesh me bollëk
në Parajsë”
pastaj shkova në Xhaminë
e Kujtesës
për ta shprehur mirënjohjen time
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult