Rudyard Kipling: Letër djalit

Nëse ke me mujtë me rujtë qetsinë
kur të gjithë rrotull teje janë tuj e hupë;
Nëse ke me ditë me pas besim n’vetvete
kur t’gjithë t’shikojnë me dyshim
e dyshimit tyne i nep ma t’ndershmin vend;
Nëse ke me ditë me pritë pa u lodhë së prituni
a, shpifjes mos m’i u gjegjë me shpifje
a, i urrejtun urrejtjes zjarr mos m’ei dhanë, krejt kjo
pa lanë shijën e t’qenunit i mirë
ose t’folunit me stërhollime;
Nëse ke me ditë me andrrue pa i pá andërr
andrrat e mësuesit tand;
Nëse ke me ditë me mendue
pa i shndërrue mendimet n’qëllimet tua;
Nëse ke me ditë me u takue balla’faqas me suksesin a humbjen
e t’dyja me i shikue me t’njatën drithrimë zemre;
Nëse ke me mujtë me durue t’shpallun t’vërtetën
prej teje t’thanun,
bamun prej horrave kurthë për budallenjë;
Nëse ke me mujtë m’i shikue me qetësi
ndjenjat e thyme n’gjysmë e
t’njajtat m’ei rindërtue me mjetet tua, tashma t’topituna;
………………………
Ti do t`jeshë njeri, biri im!


Përkthy e përshtatun prej italishtes nga Visar K. Berisha


Lexo edhe:

KIPLING: ZOTI NUK MUND TË ISHTE DOT KUDO, NDAJ BËRI MAMATË…