Kipling: Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë…

Thënie të zgjedhura nga Rudyard Kipling:

“Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga njerëzit”.

“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.

“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.

“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë”.

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë”.

“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”. / ObserverKult