Kur je i trishtuar e i shkretuar
Dhe miku s’të gjendet kund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe të gjitha që i kishe të shenjta
Shemben e nuk ndreqen kund
Sall mbaje mend me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Kur gjendesh në udhëkryqe
E shtegdalje nuk sheh kund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe të gjitha ëndrrat të janë zbehur
E ardhmëria s’duket kurrkund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe kur re stuhie të rrethojnë
E shirat e rëndë janë të pafund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe kur s’ka kush të të ngushëllojë
E dora ndihmëtare s’shihet askund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Ngase pema e jetës rritet
Ku shpirti kurrë nuk tretet
E drita e shpëtimit ndrit
Lart në qiejt e errët e të zbrazur
Kur qytetet janë në zjarr
Me trupa njerëzish që janë bërë shkrumb
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
Dhe më kot kërkon të gjesh
Ndonjë qytetar që gjë s’e tund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund
S’merr fund, s’merr fund
Sall mbaje mend, me vdekje gjë s’merr fund.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
ObserverKult