Poezi nga Jacqueline Miu
Unë të due grue.
Unë të due grue.
Të due kur brinja jeme e thyeme
më kujton dhimbjen,
kur pengohesh me tërbim
në botën tande të brishtë.
Unë të due kur zgjohesh
tuj u mundue me kujtue andrrat,
të due kur ti më urren.
Je aq e gjallë sa,
të mjafton për me i dhanë motorit,
sa ban me u dridhë dhoma
nga hapat tuej,
nxiton me e torturue heshtjen
në sinkron me çdo frikë temen.
Ti vallëzon me drithërimat e mia,
mbi kockat e mia peshon
e gjurmën tande lë në kujtime
për me kenë e sigurtë
që mishi jem ende digjet.
Të due moj grue,
me urrejtje për të nesërmen
kur të jemi të ndamë në gropë,
por jam i sigurtë,
jam fort i sigurtë që kam me e gjetë fuqinë
me të tërhekë edhe në terrinë
veç me të risjellë në botë.
Përshtati në shqip Arjola Zadrima
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË POETIKE NGA ILIRE ZAJMI: GRUA MOJ, DUAJE FORT TRUPIN TËND!
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poetik nga shkrimtarja Ilire Zajmi.
TRUP GRUAJE
Duaje trupin tënd grua
është kryevepër arti
që nuk shitet në asnjë ankand të botës
është liria jote e fituar përgjakshëm në fushëbeteja
lufta e paqja e maskuar
burgu yt i përjetshëm
pasion i egër ëndërr burrash e shpupluar
bukuri e latuar Zotash lakmitarë
mallkim varrë dhimbje e plagë.
Grua moj, duaje fort trupin tënd
të bardhë, të zi, të butë, të vrazhdë, të lëmuar
të fortë, të brishtë, të lodhur, të pushuar.
Trupin tënd duaje fort, o grua
është vula jote
identiteti yt
libër dëshirash.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult