Bardh Frangu: Unë e di çka është lufta

bardh frangu - fjala


Atdheu
Një hale që bart fjalë të përjargëta
Që rrjedhin nga gojët e fëmijëve të tij bastardë
Me zemrën e shndërruar në kënetishtë
Dergjet në syrin tim me qerpikë të thyer
E
Si të gjej forcë ta hapi Facebook-un
Ta helmoj këtë mëngjes nën trup dielli
Me urime e ngushëllime nga të gjitha anët
Me komente idiote që t’i nxjerrin zorrët
Dhe
Punë e madhe që Rusia sulmon Ukrainën
Unë e di çka është lufta e ndyrë dhe paqja e përgaztë
E rëndësishme është t’i shpëtojë krahu Engjëllit
E rëndësishme të vazhdojë loja në Big Brother
Se
Maskat u hoqën me vendim të ministrisë së shëndetësisë
Tani në buzëqeshjet e njëri-tjetrit mund ta njohim veten
T’i gëzohemi marrëzisht shpëtimit nga pandemia
Dhe të protestojmë për uljen e çmimit nga shtëpitë publike

*Titulli origjinal “Kohë e fëmijëve bastardë”

ObserverKult

Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA VISAR ZHITI: SI SHKOHET NË KOSOVË, TREGOMË!