Nazim Hikmet: Sa bukur asht me mendue për ty… me shkrue për ty

Nazim Hikmet
Nazim Hikmet

Sa bukur asht me mendue për ty
ndërmjet virrmave të vdekjes dhe të fitores,
me mendue për ty kur je në burg,
dhe kur i ke kalue të katërdhetat.
Ah sa bukur asht me mendue për ty: qe, një dorë e harrueme në një pëlhurë blu,
dhe qe këtu mes flokëve të tu
asht krenaria e butë e tokës seme Stambollit.
Asht si një burrë tjetër në mue, lumtunia e të dashtunit ty.
Sa bukur asht me mendue për ty: me shkrue për ty,
me të shikju të shtrime në shpinë, në qelinë teme.
Një fjalë që ti the atë ditë, tek ai vendi, e s’kje veç një fjalë në vetvedi por ajo mënyra se si e mbarte një botë të tanë.
Sa bukur asht me mendue për ty:
due ende me skalitë diçka për ty,
me ndërtue një arkivol,
një unazë,
me ende tre metra pëlhurë mndafshit.
E brraf me u çue në kamë
me shkue me ju ngjitë hekurave të dritores,
e me i britë fort qiellit blu të lirisë
gjithçka që kam shkrue për ty.

Përshtati në shqip Arjola Zadrima

ObserverKult


Lexo edhe:

NAZIM HIKMET: PËR MUE TASH JE SI GJITHË TJERËT