Fjalorët dhe gramatikat vlerësohen si vepra të vështira dhe, pikërisht për atë arsye, i krahasojnë me ndërtimin e veprave arkitektonike.
Gjuhëtari i njohur, Gjovalin Shkurtaj, në ditën e lindjes së tij prezantoi edhe fjalorin dedikuar vendlindjes Malësisë së Madhe. Një punë 50-vjeçare e cila u përmbyll përgjatë pandemisë.
Fjalori ka mbi 10 mijë fjalë. E veçanta e kësaj zone sipas Shkurtajt qëndron tek fjalët e bukura dhe të shumta.
Në këtë fjalor janë përfshirë edhe mbi 700 fjalë që ka përdorur në veprën e tij At Gjergj Fishta. Shkurtaj thotë se edhe shumë gjuhëtar të huaj kanë kërkuar veçantitë e shqipes në këtë krahinë, transmeton ‘abcnews’.
Ndërkohë që fjalët e këtij fjalori do të përfshihen edhe në fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe i cili pritet të përfundojë në 2023.
Këtë fjalor leksikor dhe frazeologjik, Gjovalin Shkurtaj, e ka ideuar e nisur ta hartoj qysh në fillesat e punës si dialektolog në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, pikërisht në janar të vitit 1969. E tashmë sheh dritën e botimit nga Akademia e Shkencave.
Lexo edhe:
GJUHËTARI GJOVALIN SHKURTAJ KËRKON QË DEPUTETËT T`I NËNSHTROHEN PROVIMIT NË GJUHËN SHQIPE
ObserverKult