Emin Z. Emini: Ditët e mia nisën të marrin frymë nga fryma jote

Emin Z. Emini

Nga Emini Z. Emini

iku shtrëngata dhe dimni iku

gishtat e akujve të thinjun
të ujshme e lëshojnë dhimten e gjamën
për dekën e hyjnisë të tyne të bortë

hala pa i dalë e ftohma tokës
me sy marova turjelë
djellit do vrima me ia bamun
rrezet m’i derdhë mbi ftyrën e dheut

livadhi shkoi e u mbush me kamomile
po ty
ah ty
nuk të pashë aty
mes shoqesh

kur sa s’xuna m’u dorëzue
prush shpërtheve në gemat e prandverës
ditët e mia nisën të marrin frymë nga fryma jote
zojtë krahëblertë kënduen himn për ty

unë
po unë pra
flamur i bardhë mbetun
para t’kuqes tande
pemë e çelun.

*Titulli i origjinalit: “Flamur i bardhë”

ObserverKult

Lexo edhe:

ADEM GASHI: PO ERDHI TRENI VJEN DHE AJO…