Ju ftojmë të lexoni poezinë “E shpejtë dhe e hidhur” të poetit izraelit, Yehuda Amichai!
E shpejtë dhe i hidhur ishte ndarja
E ngadalshme dhe e ëmbël koha mes nesh
Të ngadalshme dhe të ëmbla dhe netët
Kur duart e mia nuk preknin njëra-tjetrën me dëshpërim
Por me dashuri trupin tënd
Kur vinte në mes tyre.
Dhe kur hyja brenda teje
Dukej sikur një lumturi e madhe
Do të ishte e matur me saktësinë
E dhembjes së një brisku.
E shpejtë dhe e hidhur.
Të ngadalshme dhe të ëmbla qenë netët.
Tani janë aq të hidhura e shkrifta si rëra-
“Ne duhet të jemi të ndjeshëm” e mallkime të ngjashme.
Kështu ne largoheshim prej dashurisë
Me shumë e shumë fjalë,
Fjalë e shprehje të gjata e të prera.
Ne do të ishim ende bashkë
Nëse do të qëndronim në heshtje.
Shqipëroi Kolec P. Traboini
ObserverKult
Lexo edhe: