Edhe një gjë tjetër për luftën
(përveç asaj që e dimë të gjithë,
atë për vrasjen)
është se, sapo ajo të fillojë,
nuk ke të drejtë të flasësh për gjëra të vockëla,
të tilla si koalat, pemët, shkrirja e akullit, poezitë dhe pikturat,
gjë që, kur mendon për to,
ia vlen të flitet më shumë se për çdo luftë.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult