Vedat Ademi: Dëgjova se dielli mbi ty u ndal… (teksti dhe kënga)

Kënga “Asgjë njësoj” nga Vedat Ademi.

Akull gishtat nën këpucë
Hije dimri mbi asfalt,
Syrrëzuar hi në muzg
S’mund të më ngroh një zjarr,
Kryqe këmbësh kryqëzojnë
një monedhë kursen një fjalë,
Fjalët gojës i mërgojnë
S’ka kush më thotë më fal

Dëgjova se…
dielli mbi ty u ndal
Ndoshta për ne,
Fatet në dy stinë i kanë ndarë

Çfarë ka ende kjo botë të vlej
Çfarë ka mbetur në djall të vej
Se gjithçka vlen asgjë asgjë asgjë
Kur unë ty s’mund të ndjej

Lypin duar pak mëshirë
Por ushqim për shpirt nuk ka
vdes urie, zemër e mpirë
por s’mund ta ushqejnë ata

Nëse dëgjon se
të kerkoj si i marrë
Mos u beso
Shpresën ti me kohë ma ke vrarë

Çfarë ka ende kjo botë të vlej
Çfarë ka mbetur në djall të vej
Se gjithçka vlen asgjë, asgjë, asgjë
Kur unë ty s’mund të ndjejë

ObserverKult


Lexo edhe:

VEDAT ADEMI: NË KËTË QYTET GJEJ VEÇ KUJTIME (TEKSTI DHE KËNGA)

Jo se di
si ikën shkuan kaq shumë vite përsëri
dhe sot t’i fle në zemrën time
unë e di
e padukshme është ajo që ndjej
ajo që ndjej

Një ditë që bosh vjen
dhe unë nuk jam me ty
një ditë që koha s’kthen
dhe unë të dua ty
për mua je ti
nuk ka më tjetër vend
jooooo

Eci vetëm
dhe pas më ndjek veç hija ime
dhe kudo
në këtë qytet gjej veç kujtime
prapë t’i mbledh
dhe vizatoj me to portretin tënd
portretin tënd

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult