Puthjet nuk të ngopin, thotë Collins, ato madje mund të japin efekt të kundërt, shton ajo.
E njohur për serinë e librave “The Underland Chronicles dhe The Hunger Games”, autorja amerikane Suzanne Collins ka thënë se frymëzimi për këtë i erdhi duke i ndërruar kanalet televizive.
Në një kanal ajo po shihte njerëz që konkurronin në një reality show dhe në një tjetër ajo pa pamje të pushtimit të një qyteti.
Të dy rastet “filluan të më turbullojnë në mënyrë shumë shqetësuese” dhe ideja për librin u krijua.
Sipas autores, seria përfshin shumë tema që lidhen me luftën, duke përfshirë luftën biologjike, gjenocidin dhe inteligjencën ushtarake, prandaj ajo është vlerësuar nga shumë kritikë dhe në vitin 2012 është shpallur si autorja më e shitur në Kindle e-books.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie nga Suzzane Collins:
E nesërmja do të jetë më e mirë se ky fragment i llahtashëm kohe që ne e quajmë “sot”.
Që të ketë tradhëti, duhet të ketë pasur besim më parë.
Të ringritesh kërkon më shumë kohë se të rrëzohesh.
Kam kaluar aq shumë kohë duke u kujdesur që të mos i nënvlerësoj kundërshtarët saqë kam harruar se sa e rrezikshme është t’i mbivlerësoj.
Budallenjtë janë të rrezikshëm.
Jemi qenie të marra e të paqendrueshme, me kujtesë të shkurtër e me talent të madh për vetëshkatërrim.
Në vend që të ngopin, puthjet japin efektin e kundërt.
Të duash bukurinë nuk do të thotë të mos dish t’i rezistosh.
Mësimi më i vështirë për një ushtar është t’i bindet urdhërit që i duket i gabuar.
ObserverKult
Lexo edhe: