Është një nga aktoret më të famshme amerikane, Shannen Doherty mbahet mend që nga roli i saj në “Beverly Hills 90210” dhe ende vazhdon të na frymëzojë me mesazhe…
Aktorja, së fundmi 52 vjeçe, është duke luftuar me kancerin e gjirit prej vitit 2015. Dhe shpesh ka folur me fansat e saj për t’i treguar gjithë historinë në transparencë të plotë. Kohë më parë, ajo ka vendosur të flasë sërish dhe të japë një mesazh tepër të fortë. Mesazh që vjen në mbështetje të luftës kundër kancerit, transmeton ‘bota.al’.
Aktorja ishte hapur për jetën e saj me këtë sëmundje gjatë prezantimit të filmit “List of a Lifetime”, ku interpreton një grua të sëmurë me kancer që së bashku me të bijën, përmbush një listë me gjërat që duhet të bëjë, përpara se të jetë tepër vonë.
Ky është filmi i parë ku Shannen Doherty përballet me sëmundjen dhe për këtë arsye ka folur edhe mbi këtë eksperiencë.
“Ndjej të kem një përgjegjësi në jetën publike, të cilën e ndaj nga jeta ime si aktore. Për të folur mbi kancerin dhe për t’i edukuar njerëzit se edhe kur je në stadin e katërt të një tumori prapë mund të mbijetosh dhe të jesh tepër aktiv”.
Ajo tregon se pavarësisht remisioneve (rikthimeve) të kancerit në këto vite sërish mundohet të mos përqendrohet vetëm në këtë aspekt. Madje i nxit njerëzit të mos i trajtojnë personat e sëmurë me kancer, si “viktima”.
Ndër të tjera, ajo ka shtuar: “Im shoq më mbështet në faktin që nuk dua ta përmend asnjëherë se vuaj prej kancerit. Unë nuk ankohem. Në përditshmëri as që flas për këtë aspekt. I përket jetës sime, por nuk dua ta mendoj. Unë jam mirënjohëse për çdo ditë që më falet, zgjohem dhe ndihem me fat që jam ende në jetë; që po rezistoj. Që jam e rrethuar nga njerëzit që dua dhe që vazhdojnë të më falin dashuri e të më rrëfejnë historitë e tyre”, tha ajo kohë më parë.
Ky është padyshim një mesazh tepër i fortë dhe mjaft i sinqertë nga një grua. E cila është duke u përballur me vështirësinë më të madhe të jetës së saj.
ObserverKult
Lexo edhe:
“SHOH DHE DËGJOJ GJËRA”, AKTORJA AMERIKANE ZBULON SE SI FLET ME SHPIRTRAT