Edona Reshitaj: Pranvera filloi me ardhë… (teksti dhe kënga)

“Pranvera filloi me ardhë” nga albumi “E kuqja dhe e zeza” i këngëtares Edona Reshitaj.

Pranvera filloi me ardhë
Dhe bylbyli nisë me k’ndu’
Njajo dranofillja e bardhë
Çil n’dritare me ndigju’

Oooh shpirt sa të du’
S’bashku jetën me kalu’
Oooh shpirt sa të du’
S’bashku jetën me kalu’

Rreth e m’rreth Shkodrës jam sjellë
Lule m’lule tuj shetitë
Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë
Porsi hylli i bukurisë.

Oooh shpirt sa të du’
S’bashku jetën me kalu’
Oooh shpirt sa të du’
S’bashku jetën me kalu’.

ObserverKult

edona reshitaj - pranvera filloj me ardhe
Edona Reshitaj

—————————

Lexo edhe:

KUR KUJTIM PRODANI RRËFEU HISTORINË: JA SI U KOMPOZUA MUZIKA PËR FILMIN “UNË E DUA ERËN”

Kompozitori i njohur, tashmë i ndjerë, Kujtim Prodani, rrëfeu kohë më parë se ishte bërë nostalgjik dhe kujtonte vitet e rinisë kur kompozonte këngë për filma që mbeten gjatë në memorien e publikut shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Prodani pati rrëfyer me nostalgji, transmeton ‘fjala.al’.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ishte vjeshte 1990. Profesor Gjon Simoni, “Mjeshter i Shkolles se Orkestracionit”, më ndalon në koridorin e Institutit te Arteve, dhe me zgjat me dashamirësi rreth 150 flete A4 te lidhura bashke me kujdes.


Lexova ne krye, UNE E DUA EREN, nga Besa Myftiu. Skenar filmi. Hidhi nje sy, me tha “Profja”. Me mbuluan djerse te ftohta….duke menduar se ke kisha përballë.
Maestro Albert Minga, nuk e kisha takuar kurrë me pare, i tregon prof.Gjonit skenarin, dhe i kerkon qe ai t’i kompozoje muziken.

Jo, i thote Profja, nuk mundem për momentin, por do te te rekomandoj një djale te ri qe sapo ka kryer studimet per kompozicion.

U ula ne piano…piano…piano..pianooooo. Nervozizem, zero eksperience! ( njekohesisht punoja per NGJYRAT E MOSHES, te P. Milkanit)
. Dikur e pyet prof.Berti Maestron, se c’behej me muziken

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU