Tingujt gënjejnë më pak se fjalët…

muzika

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nëse muzika të bën të lëvizësh këmbët, s’është nevoja të pyesësh dikë tjetër në është e bukur apo jo./Miles Davis

Ku nuk mbërrijnë fjalët, mbërrin muzika./Ludwig van Beethoven


Çdo njeri ka muzikën e vet që i vlon përbrenda./Luis Armstrong


Muzika është e vetmja gjuhë universale mbi të cilën të gjithë bien dakort./Gianfranco Iovino


Tingujt gënjejnë më pak se fjalët./Luigi Pintor


Muzika është njëra nga tri rrugët nëpër të cilat shpirti kthehet në qiell./Tarquato Tasso


Muzika është gjuha e shpirtit. Energjia e saj sekrete vibron mes zemrës së atij që këndon dhe shpirtit të atij që dëgjon./Khalil Gibran


Disku gërvishtet gjithmonë tek kënga e preferuar./Arthur Bloch


Lëre që të të dalë muzika nga zemra. Nga andej rrjedh./John Gielgud


Muzika heq nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme./Jules Combarieu

ObserverKult

Lexo edhe:

GIBRAN: MOS MENDONI SE MUND T’IA PËRCAKTONI UDHËN DASHURISË

Kushdo që mendon se rruga për në zemrën e njeriut kalon përmes stomakut, ka ngelur në gjeografi. – Robert Byrne

Mos mendoni se mund t’i përcaktoni udhën dashurisë; është dashuria që, nëse ju sheh të denjë, përcakton udhën tuaj. – Khalil Gibran

Mos u anko për rrugën e gjatë, nëse po shkon atje ku mund të mësosh. – Izokrati

Nuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë. – Nelson Mandela

Secili dëshiron të jetoj në majë të malit, pa u përpjekur të kuptojë se lumturia qëndron tek mënyra si është ngjitur ky mal. – Gabriel Garcia Marquez


Kush beson vërtetë e gjen gjithmonë një rrugë, e nëse nuk e gjen e ndërton. – Charles Spurgeon

Nëse arrin të gjesh një rrugë pa pengesa, ka të ngjarë se nuk të shpie asgjëkundi. – Frank A. Clark

Mos ndiq rrugën e hapur, sepse ajo të shpie vetëm deri atje ku të tjerët kanë qenë. – Alexander Graham Bell


Ku ka vendosmëri, rruga gjendet. – George Samuel Clason


Pa rrugët e brendshme të shpirtit nuk mund të ecët drejt dhe me dinjitet në rrugët e jashtme të botës. – Ernst Bloch


Kur rruga që ke pas shpatullave është më e gjatë se ajo që ke përpara, sheh diçka që s’e ke parë kurrë. – Nedo Fiano


Janë kthesat që ua japin bukurinë shumë rrugëve. – Pedro Chagas Freitas


Po ajo rrugë që të shpie lart të shpie edhe poshtë. – Herakliti


Nëse pasioni të rrëfen udhën, lëri frerët në dorë të arsyes. – Benjamin Franklin


Nëse s’ia arrin të jesh i veçantë duke ndjekur rrugën e drejtë, duke ndjekur atë me dredha nuk do t’ia dalësh kurrë. – Charles Dickens


Nga kryqëzimi i rrugëve, shpesh lindin sheshet. – Stanislaw Jerzy Lec