Gibran: Mos mendoni se mund t’ia përcaktoni udhën dashurisë

Mos mendoni se mund t’i përcaktoni udhën dashurisë; është dashuria që, nëse ju sheh të denjë, përcakton udhën tuaj. – Khalil Gibran

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Kushdo që mendon se rruga për në zemrën e njeriut kalon përmes stomakut, ka ngelur në gjeografi. – Robert Byrne

Mos mendoni se mund t’i përcaktoni udhën dashurisë; është dashuria që, nëse ju sheh të denjë, përcakton udhën tuaj. – Khalil Gibran

Mos u anko për rrugën e gjatë, nëse po shkon atje ku mund të mësosh. – Izokrati

Nuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë. – Nelson Mandela

Secili dëshiron të jetoj në majë të malit, pa u përpjekur të kuptojë se lumturia qëndron tek mënyra si është ngjitur ky mal. – Gabriel Garcia Marquez


Kush beson vërtetë e gjen gjithmonë një rrugë, e nëse nuk e gjen e ndërton. – Charles Spurgeon

Nëse arrin të gjesh një rrugë pa pengesa, ka të ngjarë se nuk të shpie asgjëkundi. – Frank A. Clark

Mos ndiq rrugën e hapur, sepse ajo të shpie vetëm deri atje ku të tjerët kanë qenë. – Alexander Graham Bell


Ku ka vendosmëri, rruga gjendet. – George Samuel Clason


Pa rrugët e brendshme të shpirtit nuk mund të ecët drejt dhe me dinjitet në rrugët e jashtme të botës. – Ernst Bloch


Kur rruga që ke pas shpatullave është më e gjatë se ajo që ke përpara, sheh diçka që s’e ke parë kurrë. – Nedo Fiano


Janë kthesat që ua japin bukurinë shumë rrugëve. – Pedro Chagas Freitas


Po ajo rrugë që të shpie lart të shpie edhe poshtë. – Herakliti


Nëse pasioni të rrëfen udhën, lëri frerët në dorë të arsyes. – Benjamin Franklin


Nëse s’ia arrin të jesh i veçantë duke ndjekur rrugën e drejtë, duke ndjekur atë me dredha nuk do t’ia dalësh kurrë. – Charles Dickens


Nga kryqëzimi i rrugëve, shpesh lindin sheshet. – Stanislaw Jerzy Lec

ObserverKult

Khalil Gibran

Lexo edhe:

PASQYRAT REFLEKTOJNË BRENDËSINË TONË…

Pasqyrat reflektojnë dritën, e cila u lejon atyre të pasqyrojnë botën përreth tyre.

Në konceptet shpirtërore, drita është një simbol i fuqishëm i mençurisë dhe vetëdijes. Si pasojë, pasqyrat janë simbole dhe bartëse të së vërtetës dhe reflektojnë atë që është e vërteta jonë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU