Dy vite nga shembja e Teatrit, kur Radoja akuzoi Ndrenikën: Pse u shite miku im?! Pse e shite Teatrin…

Kur Guljelm Radoja i reagonte Robert Ndrenikës…

Si sot dy vite më parë u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë. Duam të tregojmë pak histori me prishjen e teatrit dhe “shitjen” e disa prej artistëve. Ata ndryshuan direkt mendim pasi dolën kundër, më pas kaluan në krah të politikës.

Aktori i njohur, Guljelm Radoja, (tashmë i ndjerë) i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, ishte një ndër artistët dhe qytetarët që qëndruan në mbrojtje të teatrit.

Duke këmbëngulur që kauza e Teatrit të mos politizohet ai u bëri thirrje kolegëve që të ruajnë dinjitetin e tyre, pavarësisht natyrës së brishtë ta artistëve, ndonjëherë edhe të manipulueshme, transmeton ‘revista ai’.

Kështu ai iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri, duke pranuar shembjen e ndërtesës. “Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

“Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjitoz qesh dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim.

“Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, pati thënë kohë më parë aktori Radoja.

Guljelm Radoja

Lexo edhe:

SHEMBJA E TEATRIT KOMBËTAR:TË NDËSHKOHEN ATA QË USHTRUAN DHUNË

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndëshkojnë sjelljet e punonjësve të policisë që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në  17 maj 2020.

Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult