Modestia është bukuria e vetme …

bukuria
Lily flower on the dark background. Condolence card. Empty place for a text.

ObserverKult ua sjell disa thënie të ndryshme për modestinë

– Modestia bazohet në vetëdijen e bukurisë vetjake. – Wilhelm Muhs

-Të kesh mirësjellje, takt, modesti, nder, guxim, nuk nënkupton të qenët burrë apo grua, por të qenët njeri. – Jane Ellen Harrison

-Në kokën e një fituesi, asgjë nuk rri më mirë se një kurorë modestie. – Juan Donoso Cortes

– Njeriu i zgjuar është përherë modest. – Giuseppe Giusti


– Modestia është të arrish t’i bësh të tjerët të thonë gjërat e mira që ti mendon për vete. Philippe Bouvard

– Vetëm ai që e di se ç’është modestia e vërtetë e vendos etjen e tij për dituri përpara kotësirave si titujt apo lëvdatat. – Mergherita Hack

– Modestia është bukuria e vetme që mund t’i shtohet lavdisë. – Charles Pinot Duclos

– Kur një grua mbulon trupin e saj me veshje modeste, ajo nuk fshihet nga burrat. Përkundrazi, ajo zbulon dinjitetin e saj. – Jason Evert

– Modestia është ngjyra e virtytit. – Diogjeni

-Modestia është më shumë se sa thjesht një cep, ajo është një prirje e brendshme që ndikon jo vetëm në veshjen tonë, por edhe në mendimet dhe veprimet tona. – Leah Darrow

ObserverKult

Lexo edhe:

ADRIANO CELENTANO: MË PËLQEN TË DËGJOJ GËNJESHTRA, TË SHIKOJ NË SY… SIDOMOS KUR E…

– E vetmja gjë për të cilën duhet të përpiqeni në jetë është dashuria.

– Familja është ose sabotim i vazhdueshëm ose mbështetje e besueshme. Në rastin e fundit, ju jeni shumë me fat.

– Nëse njerëzit në një moment pushojnë të kuptohen me njëri-tjetrin, divorci është zgjidhja e duhur. Por së pari ju duhet të përpiqeni të bëni gjithçka që mundeni për të shpëtuar dashurinë.

– Për të kryer një akt të tillë heroik si martesa, për shembull, për gjithë jetën, duhet të shkoni në shkollën e jetës familjare. Besoj se kjo çështje duhet të futet në shkolla si lëndë e detyrueshme. Të rinjtë duhet të mësohen të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh me dikë.

– Për të qenë i drejtë, së pari duhet të jesh i sjellshëm. Dhe të jesh i sjellshëm do të thotë të kuptosh se të gjithë njerëzit e kanë gabim.

ObserverKult