Historia e dhimbshme e Viktor Zhustit: Nënë e bir e dinin të vdekur njëri-tjetrin/ U takuan pas 4 dekadash

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit.

Ema Andrea e pati pyetur kohë më parë gjatë një spektakli nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim. Siç njohim thellë jetën e tij profesionale.

Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme Viktor Zhustin. Ai tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij. Deri atëherë e dinte të vdekur. Por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin.
Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt. Pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës.

Atë e ka rritur familja e xhaxhait

Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej atyre herave dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri. Siç edhe vetë Viktor Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait, meqë s’kishte kush ta bënte tjetër.

“Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të. Pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”, pati deklaruar kohë më parë Viktor Zhysti.

Nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë

Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80. Madje ardhja e një letre të saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta.

Ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më. Derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë.

Për Ben Blushin, ndërkaq Zhysti më vonë rrëfeu tutje këtë histori.

Pjesë nga biseda:

Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç

Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë?

Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi

Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit?

Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte Djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, Të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një Djall?

Po me nënën?

Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë

ObserverKult


Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: MUND QË NESËR TË DUA NJË TJETËR…

ObserverKult