Mentor Haziri: Plagë në zemër… (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Plagë në zemër” e kënduar nga Mentor Haziri

Sa e ftohtë kjo natë pa ty
rrugët ndahen përsëri
plagë në zemër më ke mbetë ti

Në këto rrugë dhe netë pa gjumë
duke pritur aty jam unë
në vend të dhimbjes dhe dashurisë
të jesh ti
nuk e di…
nuk e di…
të ndjej unë ty si një jehonë
natën vonë

Kthehu të lutem përsëri
k’tu ku kishte dashuri
bota s’ka kuptim pa ne të dy

Do tretem unë dhe do të shkoj
dashurinë do e vajtoj
k’ta janë lotë të shpirtit tim
PËR TY

Sa t’kom dasht’ do e mbash mend
me lot po shkruaj emrin tënd
kurrë më s’do të dashuroj
në k’të jetë

Kthehu të lutem përsëri
k’tu ku kishte dashuri
bota s’ka kuptim pa ne të dy

Do tretem unë dhe do të shkoj
dashurinë do e vajtoj
k’ta janë lotë të shpirtit tim
PËR TY

ObserverKult

————–

Lexo edhe:

ELVANA GJATA: SA TË DUA VETËM ZOTI E DI (TEKSTI DHE KËNGA)