Poezi nga W. H. Auden
Ndalo të gjitha orët dhe telefonin fik
Ndalo të gjitha orët dhe telefonin fik
Qenin nga lehja me një kockë të lëngshme fashit
Hesht pianot dhe me daullen e mbuluar
arkivolin nxirr, vajtuesit për të kaluar.
Le të gjëmojnë avionët rreth e rrotull sipër
Mesazhin Ai Është i Vdekur duke shkarravitur
Vendos fjongot në qafën e bardhë të pëllumbave publikë
Le të veshin dorëza të zeza pambuku, policët në trafik.
Ai ishte Veriu, Jugu, Lindja dhe Perëndimi im
Java e mundimshme dhe e diela pushim
Pasditja ime, mesnata, e folura dhe këndimi
Mendoja që dashuria zgjat gjithnjë: ky ishte gabimi.
Yjet nuk i dua më: secilin nga ta largo
Paketoje hënën dhe diellin shkallmo
Ndryshoja rrjedhën oqeanit dhe të gjitha malet fshijë
Prej tash e tutje asgjë nuk mund të duket mirë.
Përktheu: Fatlum Meholli
ObserverKult
Lexo edhe:
W. H. AUDEN: OH, MA THONI TË VËRTETËN RRETH DASHURISË
Disa thonë se dashuria është si fëmijë,
të tjerë thonë se me një zog ngjan ajo,
disa thonë se botën rrotull e sjell,
të tjerë thonë absurde është kjo,
e kur e pyeta fqinjin që ngjitur meje banon,
që dukej se dashurinë e kishte provuar,
gruaja e tij shtrembër pa,
e tha se s’kishte asgjë për të treguar.
A mos me një palë pizhama përngjan,
apo me proshutën që në bar varur qëndron?
A mos era e saj të kujton një lamë,
apo më këndshëm erëmon?
Nëse e prek, si një gjemb, a të shpon ajo,
apo si puplat, i ngjan butësisë?
Cepat i ka të mprehta, të lëmuara, apo jo?
Oh, ma thoni të vërtetën rreth dashurisë…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU