Poezi nga Menduh Leka
Ti po heshtë nuk je gjëkundi
Pranverën e ndalë të mos vie
Pa ty lulet dhe bari nuk mbijnë
Ditëve një shëmti ju bie.
E sytë nuk mund të t’i harroj
Ti që bredh kujtimeve te mia
Ti që ndez e shuan zjarre
Prush jam tani pastaj hi vetmie
Në çdo stinë të luleve po të pres
Të më sjellësh përsëri blerimin
Qëndis zemra në ëndrrën time
Në lotin tim provo notimin.
ObserverKult
Lexo edhe: