
Unë mund ta duroj vetminë por, të mbeturit vetëm kurrsesi,
Nuk është bukur të plakesh vetëm, duke parë muret.
Duke kërkuar me sy një mik
Me tik-takun e orës…
Bashkë me lumturinë mund ta shtyj kohën, s’kam frikë,
Por,
Duhet të jetë dikush që të thotë “Mirëmëngjes! Natën e mirë”.
Ndonjëherë duhet të më cingërrojë në vesh një telefon, gjithsesi
Përndryshe nuk është vështirë, nuk është fare e vështirë
Të përziej çajin në gotë,
Dhe ta shijoj krejt vetëm.
Por,
Ndonjëherë duhet një zë që pyet :
“Me sa sheqer e do?”
Përktheu: Rozana Belli
ObserverKult
Lexo edhe:






