Eduart Ymeri: Ba, ke një euro?

eduart ymeri

Nga Eduart Ymeri

ʺBa, ke një euro? Do dal me shoqet.ʺ
I mjaftojnë, – mendoj, – të blejë ato vitet e para në ishull, ku unë përpiqesha të kuptoja se sa i keq isha si njeri, që më përbuznin kaq shumë.
Edhe tani që është rritur, (për mua do të mbetet ajo e vogla që, shkumëzonte detin!), nuk mundem dot t’ia tregoj historinë të plotë.
Ia kam rrëfyer atë histori, me kujdes, si një përrallë. Violeta ka lindur këtu, (s) duhet të bëhet pjesë e përrallës së vërtetë, në kohën e duhur. Tani, gjumi i saj është i ëmbël, nuk ka asnjë cep bosh për kuçedrën, dhe as për shtrigën.
I mjaftojnë, – mendoj, – të blejë të gjitha ato sakrifica në kohën e krizës vite më parë, ku na vunë në provë ne si prindër. Kohë e ʺpërshtatshmeʺ, për t’i dhënë rëndësinë emrit Familje.
Violeta e kujton me krenari, me pak fjalë, ʺE bëtë të pamundurën, të mundur!ʺ. Sa herë ngrejnë kokë histori të tilla, nëna e saj bëhet gati të qajë, dhe ma lë mua në dorë topin, ʺFillo ti i pari. Ti e ke më të lehtë!ʺ. Unë vërtet e kam më të lehtë, por sa e vështirë është të dhurosh lotë!
I mjaftojnë, – mendoj, – të blejë gjithë botën: është e futur brenda në një shishe me ujë!

ObserverKult

Lexo edhe:

NERIMANE KAMBERI, RRËFIMI JETËSOR I NJË GRUAJE QË FRYMËZON (VIDEO)