Entela Tabaku: Ejani të mos plakemi gra!

entela tabaku

Poezi nga Entela Tabaku

Ka disa vite që po pres
atë që shqiptarët në moshën teme gjithmonë kanë ba:
po pres me u plakë.

Mos e kemi në gen me u plakë shpejt?
Se këtu as plakat nuk plaken.
Kurse ne e lëshojmë vedin herët,
nisim me thanë “u plaka”
“u plake”
sapo fëmijët na rriten pak.
Në fillim jemi vajza
mandej jemi
plaka.

Pse e plakim njena-tjetrën
brez mbas brezi
gra?
Shtyjmë vedin e tjerat me luejtë rolin e plakës:
ejani gra të luejmë plakash,
plaka të nderueme.
Harrojmë vedin,
jetojmë veç për të tjerët.
”Dukesh si vajzë e re” i bajmë kompliment
ndonjenes që nuk hyn në rol,
gruas që i ka katërdhjetë
pesëdhjetë vjet,
e bukur dhe e fortë.

A thue me mendjen e burrave kemi mendu
gra?
Se burrave u pëlqejnë vajzat e reja
e veç të rejave munden me ia dalë.
Kurse ne i njohim mirë.
Mos ndoshta na kanë plakë,
pse plakat nuk dinë asgja?

Ejani të mos plakemi
gra!

ObserverKult

Lexo edhe:

“KUR GJITHË UJI I BOTËS SHNDËRROHET NË LOT” I TUA FORSSTRÖM VJEN NË SHQIP

Siç shprehet Akademia Suedeze, në të cilën Forsström u pranua më 2019, poezia e saj nuk kërkon “ose, ose”, por “edhe, edhe”.

Në këtë vëllim, të cilin e botoi shtëpia botuese “Onufri”, përkthyesja Edita Kuçi Ukaj i paraqet lexuesit shqiptar dy nga përmbledhjet e poetes, “Këngë” botuar më 2006 dhe “Shënime” botuar më 2018.

“Këngë” përmban poezi që, siç e parathotë titulli, ngjajnë me këngë, me rimarrje dhe variacione muzikore, të cilat shoqërojnë një ekzistencë të populluara me njerëz dhe kafshë. Tema të rënda si vetmia dhe vdekja e mbajnë ritmin me dorë të lehtë, në një tavolinë diku në një stacion, ndërsa andej kalojnë arinj dhe ujq, një mace që nuk e gjen dot shtëpinë dhe lepuri që vrapon me leckë në dorë, të thajë lotët e botës. I gjithë vëllimi ka një ton mistik, të mbartur nga simbole që i afrohen jetës për ta shpjeguar. Njëkohësisht që është kaq i thjeshtë, i mbartur nga ritmi i jetës që e gjen shpjegimin në vetvete. Edhe, edhe.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult

Kliko edhe;

ENTELA TABAKU: KA DITË KUR KAM FRIKË ME KENË E LUMTUN