Perika Gjezi, aktori që ndërroi jetë në aksident automobilistik

perika gjezi

Këto ditë u mbushën 12 vjet që është ndarë nga jeta aktori korçar, Perika Gjezi.


Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në trupën e teatrit amator të gjimnazit “Fauat Babani” në drejtimin e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur Piro Mani (Artist i Popullit).

Në vitin 1965, gjatë kohës e gjimnazit, do të interpretojë edhe rolin e tij të parë në dramën “Tre të shtëna pushke”. Drama e Ibrahim Uruçit, u vënë në skenë nga trupa profesioniste e Teatrit “Andon Z. Çajupi” të qytetit të Korçës.

Në vitin 1967 pas mbarimit të gjimnazit, shkon të punojë në Kombinatin e Maliqit. Atje do të aktivizohet me trupën amatore të këtij Kombinati. Në maj të vitit 1969 me insistimin e regjisorit të mirënjohur Mihallaq Luarasi, fillon punën si aktor profesionist pranë Teatrit “Andon Z. Çajupi”.

Atje do të luajë disa role dhe në nëntor të vitit 1969 do të jetë një nga interpretuesit e dramës “Njollat e murrme”, e cila do të marrë dhe Flamurin në Festivalin e Teatrove të mbajtur në Tiranë.

Në dhjetor të po atij viti niset për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Me ta mbaruar shërbimin, fillon studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Pas mbarimit, rikthehet në qytetin e Korçës si aktor në Teatrin e këtij qytetit. Këtu mund të përmendim rolin e Edi Karbones në dramën “Pamje nga ura” e Milerit ose në dramën e Kasëm Trebeshinës “Histori dashurie”.

Perika Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografi, ku 10 janë role kryesore. Roli i tij i parë do të jetë episodik, Demka, djalit të mullixhiut në filmin “I teti në bronx” me regji të Viktor Gjikës (Artist i Popullit).

Roli i tij i parë kryesor do të jetë roli i komisarit në filmin “Shtigje lufte” të regjisorit Piro Milkani (Artist i Popullit) në vitin 1974 kur ai sapo ishte diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Gjergjit në filmin “Tokë e përgjakur”; roli i Gjergjit në filmin ”Nga mesi i errësirës”; roli i mësues Naimit në filmin “Balonat”; roli i Elmazit, i plotfuqishmi i fshatit, në filmin “Asgjë nuk harrohet”; Tahiri në filmin “Dasëm e çuditshme” etj.

Vdiq në një aksident automobilistik më 2010.


Filmografia


Nga mesi i errësires (1978)… Gjergji
Shtigje Lufte (1974)… Komisari
Brazdat (1973)… Një nga punëtoret e transportit
Asgje nuk harrohet (1985)… Shoku Elmaz
Toke e përgjakur (1976)… Gjergji
I teti ne Brox (1970)… Demka
Balonat (1979)… Mësues Naimi
Perballimi (1976)… Agron Shullaku
Tre njerez kapercejne malin (1981)… Jani Kripa
Pranvere ne Gjirokastër (1978)…
Streha e re (1977).. Një nga vullnetarët/filmat shqiptar

ObserverKult

Lexo edhe:

SI E SHPËTOI ENVER HOXHA AKTORIN E NJOHUR, ROBERT NDRENIKËN