Çka po ndodh me Carlos Santana, humb ndjenjat gjatë koncertit

Carlos Santana (photo by AP)

Carlos Santana është një nga më të njohurit e muzikës, që kur themeloi grupin e tij në 1966.

I njohur për aftësitë e tij si kitarist dhe muzikën karakteristike ku tingujt latinë marrin dimension tjetër në baladat rock, meksikani tashmë 74-vjeçar ishte së fundi protagonist i një ngjarje shqetësuese.

Teksa Carlos Santana ishte protagonist në një koncert në Miçigan, artisti u ul në skenë dhe ndaloi së performuari, teksa stafit të tij iu desh disa sekonda për të kuptuar që në fakt kishte humbur ndjenjat, transmeton ‘a2news.com’.

Pas përkujdesjes shëndetësore dhe mes duartrokitjeve mbështetëse të publikut, Santana u drejtua në spital.

Menaxheri i tij deklaroi më pas që ai thjesht kishte harruar të ushqehej dhe të pinte ujë, dhe që nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, edhe pse anuloi koncertin e radhës./a2news.com   


Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I JUSTINA ALIAJ: JA ÇKA PASHË KUR ISHA NË KOMË…

Justina Aliaj është një ndër shembujt brilantë të muzikës shkodrane.

Edhe pse prej një jete në skenë, ajo vazhdon të jetë më në formë se kurrë.

E ftuar në kohë më parë në programin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për periudhën më të vështirë të jetës.

Këngëtarja ka treguar se çfarë kaloi në periudhën kur ishte në komë, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu…

“Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë…”

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult